Pas gjendjes së jashtëzakonshme nisin afatet për zgjedhje

0
18
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Ka ose jo datë për zgjedhje nga takimi i liderëve tek presidenti, një ditë pas gjendjes së jashtëzakonshme nis rrjedha e afateve ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ekspertët këtë konstatim e bazojnë në dekretin e Qeverisë përmes të cilit ngrihen të gjitha aktivitete parazgjedhore. Sipas tyre dekrete i Qeverisë shfuqizohet në momentin kur gjendja e jashtëzakonshme më nuk është në fuqi.

Ekspertët shtojnë se çështja e listës zgjedhore duhet mbyllet me konsensus duke mbrojtur idenë që të mos azhurnohet dhe të mos vendoset në shqyrtim publik por në zgjedhjet e ardhshme të shkohet me listën e fundit të miratuar. Ata shtojnë se KSHZ-ja duhet të miratojë orare të reja mbi të cilat rrjedhin afatet zgjedhore.