Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPas aksidentit tragjik ku vdiqën 14 persona, dy ditë zie në Maqedoni...

Pas aksidentit tragjik ku vdiqën 14 persona, dy ditë zie në Maqedoni dhe tre në Gostivar


Sot do të mbahet ditë zie në Maqedoni për t’i nderuar 14 viktimat që humbën jetën në aksidentin tragjik i cili u zhvillua dje pasdite në autostradën Shkup-Gostivar, në afërsi të fshatit Llaskarcë.

Mbrëmë është zhvilluar një mbledhje e jashtëzakonshme në Qeverinë e Maqedonisë ku është sjellë një vendim që datat 14 dhe 15 shkurt, të shpallen ditë zie në të gjithë vendin.

Ndërsa sot duke filluar nga ora 12:00, do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në Komunën e Gostivarit për rastin tragjik ku humbën jetën 14 persona nga aksidenti i autobusit në autostradën Shkup – Tetovë.

Në këtë seancë pritet që këshilltarët të sjellin vendimin për shpalljen e tre ditëve zi, për t’i nderuar viktimat që humbën jetën në këtë aksident.

“Sot me fillim në ora 12:00, do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për rastin tragjik. Në seancën e sotme pritet që këshilltarët të sjellin vendim për shpalljen e tre ditëve zi, në shenjë respekti të viktimave. Komuna e Gostivarit, familjarëve të viktimave u shpreh ngushëllime, ndërsa të mbijetuarve u dëshiron shërim të plotë sa më të shpejtë”, thuhet në kumtesë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!