Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeRajoniPas 250 vjetëve në Suboticë të Serbisë thirret ezani për namaz nga...

Pas 250 vjetëve në Suboticë të Serbisë thirret ezani për namaz nga minarja e Xhamisë

Me vendim të Këshillit të Bashkësisë Islame të Suboticës, dje, në xhaminë “El-Muhajir”, në Suboticë është thirr ezani i parë gjatë namazit të ikindisë, shkruan snews, transmeton Lugina-Lajm.

Kjo xhami në qytetin më verior të Serbisë u ndërtua në vitin 2008. Në esencë, kjo është xhamia e parë në rrugën Sofje-Budapest, pas më shumë se 250 vjetësh.

Xhamia e quajtur El-Muhajir (muhaxhir/refugjatë) ndodhet pranë tregut në rrugën Karagjorgjevo, dhe përbëhet prej minares 16 metra të lartë dhe tetë kupolave të vogla.

“Allahu i dhasht hajr, atij që do ta bëjë këtë në të ardhmen”. Ezan do të thirret një herë në javë, gjatë namazit të xhumasë. Allahu i shpërbleftë të gjithë donatorët që morën pjesë në realizimin e këtij projekti të blerjes së pajisjeve elektronike, zërimit etj.”, thuhet nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Suboticës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments