LORIS, e vendosën emrin e fëmijës së parë që i gëzoi pas 25 viteve prindërit Besim dhe Nafije, të cilët nga gëzimi dhe lumturia sollën emocione të veçanta për të gjithë.
Në një prononcim për gazetën, prindërit e Lorisit, me plot motivim dhe buzëqeshje treguan se tashmë edhe këta kanë krijuar familjen e tyre dhe se ndihen me fat që falë ndihmës dhe përkushtimit të Klinikës Amerikane “Dr. Behar Kusari”, kanë sjellë në jetë pas 25 viteve fëmijën e tyre të parë.
“Momentet më të vështira të një çifti janë në kohën ku nga shumë doktorë na është thënë që gjasat për të ngelur shtatzënë janë të vogla dhe është shumë vështirë që të gëzojmë një fëmijë gjatë gjithë këtyre viteve të martesës së bashku.
Mirëpo, edhe pse të demotivuar ne nuk u ndalëm, pyesnim familjarët tanë jashtë vendit për ndonjë kurë të mundshme ose zgjidhjen që mund të gjenim në Kosovë, deri sa një çift që kishte sukses dhe pothuajse problemin e njejtë, na sygjeroi që të shkojmë në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari”, përkatësisht tek Prof. Assoc. Dr. Çagcil Yetim, i cili ishte i specializuar në zgjidhjen e problemeve për çiftet që kanë vështirësi të ngelin shtatzënë”, rrëfeu për gazetën nëna e Loris, znj. Nafije.
Dr. Çagcil Yetim, i cili pas konsultave dhe kontrollave tona, gjeti kurën në të cilën me metodat më të sofistikuara dhe teknologjinë e fundit, mundësoi që, edhe pse ishim në moshë dhe kishim humbur besimin në mrekulli, falë klinikës, u gëzuam me një djalë, shtoi z. Besim, babai i Loris.
Për të gjitha çiftet të cilat kanë probleme dhe nuk ngelen shtatzënë, sot me teknologjinë e fundit dhe me metodat shkencore, problemet e tilla trajtohen duke mundësuar shumë
qifteve të përjetojnë ndjenjën e të bërit prindër, prandaj në Klinikën Amerikane “Dr.
Behar Kusari” për të gjitha qifitet ofrohen konsulta falas nga Prof. Assoc. Dr. Çagçil
Yetim.
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” gjindet në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, km3 ose mund të kontaktoni në 044 126 188 / 038 606 116, apo duke vizituar faqen www.american-art.net.