Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëParlamenti zviceran ngritet në këmbë dhe duartroket Vjosa Osmanin (VIDEO)

Parlamenti zviceran ngritet në këmbë dhe duartroket Vjosa Osmanin (VIDEO)

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me duartrokitje në Këshillin Kombëtar (Parlament) të Zvicrës gjatë vizitës së saj zyrtare.

Presidenti i Këshillit, Andreas Aebi, derisa i shprehi mirëseardhje Osmanit, tha se nuk ndodh shpesh që të kenë për mysafire edhe një kryetare parlamenti edhe një presidente vendi, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se Kosova dhe Zvicra janë vende të lidhura ngushtë mes vete.

“Zvicra është shtëpia e një pjese të rëndësishme e mërgatës kosovare, më e madhja jashtë Kosovës. Zviceranët kosovarë japin një kontribut të rëndësishëm në jetën ekonomike, kulturore, sportive, politike dhe sociale si këtu ashtu edhe në Kosovë”.

Aebi tha se mërgimtarët e Zvicrës janë urë lidhëse mes dy vendeve.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=263157925345954

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments