Parashutisti maqedonas u ngrit në fluturim në Shën Nuam, por era e fortë e çoi në Tushemisht!

0
49
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Pas njoftimit të marrë nga komandanti i Shën Naumit në Maqedoninë e Veriut, se një parashutist kishte humbur drejtimin për shkak të erërave të forta dhe mund të kishte rënë në zonën e fshatit Alarup, Pogradec, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë reaguan menjëherë duke shkuar në vendngjarje.

Ata arritën të lokalizonin sportistin, shtetasin V. P., i cili ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore. Pas kontaktit me të, u bë i mundur shoqërimi i tij deri në Pikën e Kalimit Kufitar Tushemisht, nga ku u kthye në Maqedoninë e Veriut.

Sportisti shprehu mirënjohje për reagimin e shpejtë dhe profesionalizmin e treguar nga shërbimet e Policisë Shqiptare.