Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se po shqyrtohet vendosja e masave të reja në mbrojtje të COVID-19, për shkak të përkeqësimit të situatës. Sipas tij me rritjen e shifrave të të prekurve ditëve të fundit vala e vjeshtës veç se ka nisur. Për të evituar masat restriktive si ora policore apo karantina, Filipçe thotë se po diskutohet që mbajtja e maskës në ambient të hapur të jetë obliguese. Ai paralajmëroi përforcim të kontrolleve dhe ndëshkime ndaj shkelësve, të cilët rrezikojnë kolabimin e sistemin shëndetësor, ekonominë e vendit dhe jetën e qytetarëve.
Një pjesë e masave që po shqyrtojmë janë bartja e maskave edhe në ambiente të hapura, kufizimi i numrit të personave të objektet gastronomike, kufizimi i grupimeve të njerëzve kudo qofshin, kontrolle të përforcuara dhe ndëshkime për festat familjare, sidomos në ambiente të mbyllja, protokoll preciz për objektet gastronomike si numri i vizitorëve dhe distanca, dhe reduktimi i kapaciteteve të transportit publik”-tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Të dhënat e 14 ditëve të fundit në vend tregojnë se në 100 mijë banorë incidenca e pandemisë ka arritur në 79,2%, ndërkaq në vendet e tjera kjo mesatare është 76% . Ndërkaq, në 24 orët e fundit u shënuan 88 raste të reja nga 1618 teste të bëra. Të vdekur janë 5 persona, të shëruar 135 pacientë.” Të dhënat e 14 ditëve të fundit në vend tregojnë se në 100 mijë banorë incidenca e pandemisë ka arritur në 79,2%, ndërkaq në vendet tjera kjo mesatare është 76% . Ndërkaq, në 24 orët e fundit u shënuan 88 raste të reja nga 1618 teste të bëra. Të vdekur janë 5 persona, të shëruar 135 pacientë.”
Nga ana tjetër edhe pse për tre javë radhazi Filipçe paralajmëronte vendim për kufijtë sot, tha se nuk mund të jepte një afat të ri. Një takim i ri on-line ndërmjet autoriteteve shëndetësore të vendeve të rajonit nuk do të ndodh as këtë javë për të vendosur nëse lëvizja e lirë e qytetarëve do të bëhet pa PCR test negativ. Ministri Filipçe tha se vonesa kanë bërë grupet e punës.
Në këtë moment ende diskutojnë ata njerëz në kuadër të grupeve të punës, tani nuk do të tregoj afat që mos të jetë një parashikim tjetër sepse disa punë shtyhen. Në bazë të shkëmbimit të të dhënave vendosjes së kanaleve të komunikimit mes këtyre vendeve mund të pasqyrojmë gjendjen reale epidemiologjike të rajonit”-theksoi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Që nga fillimi i pandemisë numri i rasteve të importuara nga shtetet e jashtme arriti në 414, prej të cilëve vetëm 24 shtetas të Kosovës janë regjistruar si të infektuar. Burimet tregojnë se në rast të mos hapjes së kufijve në gjithë rajonin, heqje eventuale të PCR testit do të ketë vetëm me Kosovën.
Adnan Qaili