Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionParadoksi i një referendumi

Paradoksi i një referendumi


Sado që u shmangem temave të nxehta ditore, ngaqë nuk dua të futem në duelin e demonëve politik, megjithatë edhe unë si studente, relativisht e gatshme për të hyrë në “ring”, desha- s’desha më gjatë se kaq nuk durova; sepse durimi i gjatë, sipas urtësisë popullore t’i kalb zorrët. Megjithatë, zorrët e studentëve, sipas kushteve relativisht të dallueshme, domethënë (ka zorrë edhe zorrë) kanë fituar një imunitet relativisht migjenian. Por sytë, tek shoh si po na hapet varri i perspektivës përpara hundëve, s’më mbyllen e s’më mbyllen për dreq.
Të shohësh varrin tënd të hapur dhe t’i mbyllish sytë, duhet të jesh ose i verbër ose i marrë. Prandaj vendosa të futem në skenë sepse demonët përpiqen të na bindin se kemi engjuj përpara sysh dhe jo djaj të vërtetë.
2.
Referendumi na i hapi rrugët e theqafjes kombëtare; jo që na dëbon dikush me dajak si gjeneratat e mëparshme, por thjesht, tani e tutje meqë humbëm edhe identitetin kombëtar në “maqedoninë e re veriore”, detyrohemi të mbathim opingat dhe të gjejmë ndonjë “veri” përtej veriut të veriut, domethënë prapa diellit.
Nganjëherë brezi im brenda kësaj kushtetute moderne allaevropiançe do të jetë i barabartë me pronarin e paemërt të këtij vendi të paemër, siç janë të barabartë nomadët e rracave të ndryshme nëpër rrugët e botës.
3.
Nuk ishte dhe aq qesharake detyra që i dhanë pas referendumit shefat e tij, argatit të tyre relativisht të vogël, pak talat pak zaev, që menjëherë të formoj komisionin për bashkimin nacional të vendit! – Mendova nën vete mirë talati se talat hesapi, që duhet të pajtohet e të bëhet një me vëllezërit e mëdhenj, por çuditërisht ndjeva një dhimbje kur mu shfaq përpara sysh fytyra e pergjakur e Ziadinit (nga duart e buta të vëllezërve sigurisht) në kohën e luftës së shtrigave. U trishtova relativisht!
-Pse do thoni ju lexues?- Por, ngaqë pak jam e bindur akoma që edhe kriminelët edhe viktimat paskan qenë të të njëjtit nacionalitet, besoj që relativisht I’a kam qëlluar. Prandaj më mbetet absolutisht (këtu filloj me absoluten ) t’i uroj me gjithë shpirt që të bashkohen drejtë itegrimeve të paasdresë, siç u bashkuan absolutisht xhelati edhe kurbani.
Në veri u pafsha o trungrirë,që harruat vatrat e ngrohta që u rritën, të cilat po shuhen dita-ditës për shkak të marrëzive dhe orekseve tuaja! Megjithatë paradoksi është paradoks!

Blerona Brao

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!