Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionParada e shqiptarve në Amerikë, frymëzim dhe dashuri e madhe për vendlindjen...

Parada e shqiptarve në Amerikë, frymëzim dhe dashuri e madhe për vendlindjen e tyre (FOTO)

Nga Beqir SINA – New York City

Parada shqiptare e Nju Jorkut, në kujtim të dëshmorëve dhe luftetarve të UÇK

NEW YORK CITY : “Parada Shqiptare 2018”, e cila u mbajt sot, më 9 qershor, në Nju Jork, iu kushtua heronjve të kombit, veteranëve të UÇK-së dhe 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kështu të paktën deklarojë në fillim të saj Presidenti i organizatës Rrënjët Shqiptare, marinsi amerikan Marko Kepi.

“ Organizata “Rrënjët Shqiptare” dhe Komuniteti Shqiptaro-Amerikan, tha ai duke ju drejtuar masës së madhe të pjesmarrësve, po i nderon të gjithë ata që luftuan për pavarësinë e Kosovës dhe ata që dhanë jetën dhe bënë sakrificën përfundimtare për një SHQIPËRI TË BASHKUAR!”

Ai sqaroi se në këtë aktivitete,i cili po të mbahet sot më 9 qershor, në Nju Jork, janë ftuar për të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, ministri, Pal Lekaj, ministri i Diasporës, Pandeli Majko, por që përarsye subjektive pjesmarrja e tyre ka qenë e pa mundur.

Megjithatë, në këtë Paradë ishin të pranishëm pjesëtarë të Batalionit “Atlantiku”, anëtar nga Bordi Ceremonial i FSK-së dhe Liga Qytetare Shqiptare-Amerikane, kryetari i saj Xhozef Dio Giardi dhe bashkëshortja e tij – Shirli Kloyes – DioGuardi, kandidati per asambleist te Nju Jorkut, Vedat Gashi.

Organizata Albanian Roots – Rrënjët Shqiptare organizoi paradën e radhës në Nju Jork, duke iu bashkuar kështu Pradës Ndërkombëtare të Imigrantëve së bashku me grupe të tjera pjesmarrëse, Kinezët, Vitnami, Tibeti. Meksiko dhe Polonia .

Më shumë se 3 mijë shqiptar, shumica të rinjë e të reja nga zona e Tri Shteshit , u mblodhën dhe marrshuan përgjatë rrugës “America” në Nju Jork, në Paradën Shqiptare 2018 më datën 9 Qershor në segmetin e rrugve 43 Street dhe 55 Street , ku edhe u bë mbyllja e kësaj Parade madhështore, qe zgjati më shumë se tre orë.

Këtë vit Organizata Rrënjët Shqiptare dhe Komuniteti Shqiptar në Amerikë, ia dedikojë këtë paradë Veteranëve të luftës, dhe Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjëve të kombit për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, dhe 19 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Organizata Rrënjët Shqiptare, si lidere e kësaj Parade, arriti të bëjë bashkë mbi 15 shoqata e organizata të komunitetit shqiptar,në këtë Paradë.:si Federata PanShqiptare Vatra, Organzata “Shqiperia e Bashkuar”, Shoqata Kraja, Shoqata Ana e Malit, Shoqata Atdhetare Dibra, Shoqata Plave e Guci, Shoqata Malësia, Keshilli Shqiptaro Amerikan, Shoqata e Policve Shqiptare në NYPD, Grupi i motoçiklistve Son of Illirians, motorisitet Dibra, Qendra Nena Tereze e Kishes Katolike Zoja e Shkodres – Grupi Rozafati i kesaj qendre,Qendra Kulturore Shqiptaro Amerikane Riverdale Nju Xhersi, Revista Votra- SWJ – B 32.

Shqiptarë, nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Lugina e Presheves, Çamëria, dhe Arbereshët u bashkuan në këtë eveniment gjigand të Diasporës Shqiptare, me një entuziasem të paparë, duke e veshur rrugën e fashme “America” në zemer të Nju Jorkut, gjithë kuq e zi, ndërsa kënga e vallja shqipe, ngrit në peshë shqiptarët, të cilët kënduan e vallëzuan për disa orë, përgjatë gjithë segmentit të rrugës .

Ndërsa, Ambasadorja e Kosovës, në Uashington, Vlora Çitaku, Familja Bytyqi, babai e nëna e tre vëllezërve dëshmor, Ahmet, Agron dhe Ylli Bytyqi u shpallën “Marshall of the Day”.

Moderojë paradën Kozeta Turishta, ndersa kenduan në shoqerin e DJ – H, Gezim Nika, Lady Vokshi , Arberie Hadergjonaj , Valbona Peraj dhe Besim Muriqi, Hajro Ceka.

Politikanët e lart lokal, Majori Majk Spano, anëtari i Këshillit të Bashkisë Mark Gjonaj, ish kongresisti Majkel Grim, senatori Marty Golden, e nderuan Paradën shqiptare me nga një Proklamat.

Parada e Shqiptarve në NYC është bërë një ngjarje e madhe, e këtyre viteve të fundit.(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!