Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiPara afër 6 dekadash, në fshatin Bixhovë mësova shkronjat e para nga...

Para afër 6 dekadash, në fshatin Bixhovë mësova shkronjat e para nga mësuesi Fuat Dika

Kujtimet e mèsuesit

Sa shpejtè kalon koha. Para afèr 6 dekadash nè fshatin Bixhove mesova shkronjat e para. Ateherè tè 4 vitet e shkollès fillore kishin vetèm njè mesues dhe ai ishte zoti Fuat Dika .
Me njè menaxhim tè pèrkryer, me mènyrat e tij motivuese dhe kèrkuese ai na krijoi shprehi pune dhe na ngjalli dashuri per librin. Shumë nxènès tè tij kryen studimet dhe disa u bènè profesor univerzitarè.
Mesuesi Fuat dha kontribut tè fuqishèm dhe nè zhvillimet politike pas viteve 90-ta. Ai mori pjesè nè protestat pèr rihapjen e shkollave tè mesme nè gjuhèn shqipe. Pèrkrahu shkollèn e mesme private ne gjuhen shqipe ne Ladorisht.
Mè kujtohet kurajoja e tij per themelimin e Universitetit tè Tetoves. Nè dy bastisjet dhe po aq arrestimeve per shkak te aktivitetim tim ne lidhje me themelimin e UT ai mè vinte ne shtèpi mè perkrahte dhe mè motivonte te vazhdoj punèn fisnike dhe kombètare siç e quante ai..
Ai ishte aktivè nè ndihmat materiale dhe financiare pèr tè ndihmuar Kosovèn kur ajo kalonte kohèn mè tè veshtire tè okupimit gjat regjimit tè Millosheviqit. Ai e pèrkrahte nipin e tij zotin Urim Kaba i cili udhèhiqte protestat e Struges per avancimin politik dhe arsimor te shqiptarève.
Ishte aktive nè organizimin e pranimit dhe strehimit tè shqiptareve nga Kosova gjat intervenimit te forcave tè NATO ne vitin 1999.
E mirpriti dhe luftèn e UÇK – ès nè Maqedonin e Veriut pèr avancimin e tè drejtave shqiptare nè vitin 2001
Mesuesi Fuat ka qènè i ftuar dhe ka marr pjese ne promovimet e gjitha librave tè mia. Ka marr fjalen duke zhvilluar vlersime me njè fjalor tè thjeshtè, tè qarte, inkurajues dhe motivues.
Ngelet nè kujtimet e mia pjesmarrja e tij ne disa ligjerata ne Fakultetin Ekonomil duke i pa ato nè kèndveshtrimin kritik.
Nè viziten qè e pata me disa vendas te tjerè ne spitalin e eshtrave nè Oher i dhurova gazetat e dites dhe nje liber, dhe ne viziten e fundit ne shtèpi po poashtu i dhurova nje liber te prof. Dr Agim Vincès. Me tha se edhepse i sèmurè ndihet mire pèr librat e dhuruara me cilat do zbus dhimbjet dhe do konsumoj kohèn.
Mesues i nderuar edhepse fizikisht nuk je mes nesh veprat qè bere ngelin pergjithmon ne mendejen tonè.
E perfundoj me nje thènie tè Sami Frashèrit, nèse do mbjellish pèr shkurt kohè mbjell misèr e grurè, por nése do tè mbjellish pèr kohè tè gjatè atèherè mbjell arsim dhe kulturè. Krenohemi se ti zoti Fuat mbolle ketè tè fundit

U prefsh ne paqè mèsues i respektuar

Prof.Petrit Pollozhani

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!