Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaPamje të dhimbshme e dramatike, nuk ka shtretër në spital, të infektuarit...

Pamje të dhimbshme e dramatike, nuk ka shtretër në spital, të infektuarit shtrihen përtokë (FOTO)

Përveç Italisë edhe Spanja po përballet me vështirësi shumë të mëdha për shkak të koronavirusit. Fatkeqësisht përditë po rritet numri i viktimave dhe të prekurve me koronavirus. Në 24 orët e fundit kanë vdekur rreth 434 persona dhe 2206 të vdekur në total. Numri total i të prekurve ka shkuar rreth 33,089.

Së fundmi janë publikuar pamjet në internet, ku ka prekur zemrat e të gjithëvë. Këto fotografi tregojnë pamjet nga një spital i Spanjës ku të infektuarit me koronavirus nuk kanë as shtretër për tu shtrirë duke përfunduar të shtrirë përtokë.

Numri i të prekurve sa vjen dhe shtohet, për këtë arsye spitalet nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm për të gjithë. Të infektuarit presin që mjekët t’i ndihmojnë dhe t’i japin mjekim.

Disa që kanë më shumë simptoma, janë të shoqëruar nga mjekët, ndërsa në shtretër janë vendosur ata në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Autoritetet spanjolle kanë reaguar duke u shprehur se kjo pamje është marrë në datën 20 mars, ku ishte kulmi i të infektuarëve dhe situata i kishte dalë nga kontrolli.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments