Për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e një vepre penale “Mosrespektimi i rregullave shëndetësore gjatë një epidemie”, SPB Strugë ngriti kallëzim penale kundër 21 vjeçarit nga Struga. Më 04.06.2020, në orën 16.30, gjatë kontrollit të personave që nënshkruan një deklaratë për 14 ditë izolim, oficerët policorë arritën në përfundim se personi i raportuar nuk ishte në shtëpinë e tij dhe nuk respektonte masat për izolim të tij.
Ai nuk ka respektuar dispozitat e deklaratës, ka shkelur masat e vetizolimit dhe ka vepruar në kundërshtim me rregulloret për parandalimin e shfaqjes, zbulimit të hershëm, parandalimit të përhapjes dhe shuarjes së koronavirusit COVID – 19. Sektori për Punë të Brendshme Ohër Zyra për marëdhënie me publikun