Paditet banori i Llabunishtit

0
12
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Lajmerim

Për shkak të dyshimit të bazuar per kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimeve” dhe një shkelje të vazhdueshme “Evazion fiskal”, Zyra e Jashtme per Punë Kriminalistike Strugë, ngriti padi penale deri te Prokurori Publik kundër një personi nga fshati Llabunishtë I Strugës.

Ai, në cilësinë e udhëheqesit të personit juridik për tregëti dhe shërbime “Sport Shkoprpion” në periudhën nga viti 2013 deri në vitin 2018, të ardhurat e realizuara nuk i ka shtjerë në llogarinë bankare të personit juridik, por shumat e realizuara i ka shfrytëzuar për vete, në këtë mënyrë, ai ka dëmtuae personin juridik për një shumë totale prej 8.710.261 denarë. Personi i denoncuar në të njëjtën periudhë I është shmangur detyrimit për të paguar tatimin mbi të ardhurat, tatimin mbi vlerën e shtuar dhe tatimit mbi të ardhurat personale, me çka e ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Maqedonisë per 2,435,110, denarë.

Sektori për Punë të Mbrendëshme Ohër
Zyra për marëdhënie me publikun