Për shkak të dyshimit të bazuar për për kryerjen e veprës penale “Mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”, Njësia për Punë të Brendshme Strugë ngriti padi penale kundër A.G. (50) nga fshati Lazhan i Prilepit .Gjatë kontrollit të kryer më 31.03.2021 në orën 22.30 në magjistralen Strugë-Qafthanë zyrtarët e policisë ndaluan një automjet të tipit “Volkswagen Sharan” me targa të Prilepit, të drejtuar nga personi i raportuar dhe konstatuan se ai nuk kishte leje për të vozitur gjatë orës policore me të cilin shkelte ndalimin e lëvizjes së popullsisë në kohën nga ora 20 deri në 05. Sektori për Punë të Brendshme Ohër . Zëdhënëse e SPB Ohër Merlina Islami.