Pacolli i interesuar për blerjen e Man Utd, këshilltari i tij thotë “Pse jo”

0
353

Të mërkurën mbrëma, mediumi anglez “Football Transfers” raportoi se politikani dhe biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli, është i interesuar për ta blerë klubin e madh, Manchester Unitedin.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Familja Glazers e ka vendosur në shitje klubin, ndërsa papritmas ka dalë në pah emri i Pacollit, shkruan Gazeta Express.

Pas këtij lajmi, ka raportuar edhe Express, ndërsa këshilltari dhe bashkëpuntori i afërt me Pacollin, Jetlir Zyberaj, ka bërë reagimin e parë.

“E pse jo”, shkroi ai në lajmin e publikuar nga Express.

Me të dalë lajmi, Express tentoi të kontaktonte me Zyberajn, por nuk ishte i çasshëm. /Gazeta Express/


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5