Një mjek amë nga një ordinancë në Shuto Orizari fizikisht është sulmuar nga pacienti i tij i cili nuk ka pasur durim të pres në radhë, transmeton Almakos.
Sulmi ka ndodhur të mërkurën ku në ordinancë ka arritur djaloshi 19 vjeçar.
Ai e ka vendosur librezën shëndetësore në sportelin tek motra, ndërsa pastaj pa pritur në radhë është futur në ordinancë. Mjeku e ka qortuar djaloshin për sjelljen, ndërsa ai menjëherë e ka goditur në sy. Për shkak të tensionit të punësuarit e kanë thirrur sigurimin.
Në ordinancë në ndërkohë kanë ardhur edhe prindërit e djaloshit, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe Policia e Shkupit.