Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPabarazi gjinore në Qeverinë e re, nga 16 ministri vetëm katër janë...

Pabarazi gjinore në Qeverinë e re, nga 16 ministri vetëm katër janë femra (VIDEO)

Publikimi i emrave të ministrave të ardhshëm tregoi se edhe përbërja e ardhshme e Qeverisë është larg përfaqësimit të barabartë gjinor. Nga 16 ministri sa janë në përgjithësi, vetëm katër prej tyre do të udhëhiqen nga ministre femra.

Bëhet fjalë për:
Radmilla Shekerinskën , e cila do të udhëheqë me Ministria e Mbrojtjes
Mila Carovska , Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Jagoda Shahpanska , Ministria e Punës dhe Politikës Sociale
Irena Stefkovska , Ministria e Kulturës

Për Këshillin nacional për barazi gjinore këto emra tregojnë se edhe Qeveria e re do të ketë pabarazi gjinore. Kjo, sipas Savka Todorovskës është pasojë se politikanët nuk kanë ndjeshmëri gjinore dhe vendi ynë është larg koncepteve evropiane.

“Pas 30 vjetësh nga pavarësia e shtetit dhe vetëm katër gra, ky është tregues se nuk kemi ndjeshmëri gjinore dhe vullnet si te partitë politike por edhe te liderët politikë. Nëse i shtojmë këtu edhe 3 apo 4 pozitat e zëvendëskryeministrave, ai do të jetë përqindje që është nën 20 përqind. Për shtet i cili përgatitet drejt konceptit evropian, shtet i cili konsiderohet për barazi gjinore, ajo është përqindje që tregon për pandjeshmëri gjinore”, tha Savka Todorovska nga Këshilli Nacional për barazi gjinore.

Por pabarazia gjinore a e nxjerr nevojën për ndryshime ligjore apo problemi qëndron në zbatimin e ligjeve ekzistente? Nga organizata joqeveritare “Reaktor” me përgjigje:

“Propozim përbërja e re e Qeverisë nuk ka ndryshime thelbësore sa i takon përfaqësimit të gruas krahasuar me përbërjen qeveritare paraprake. Numri është sërish i ulët dhe te partneri i koalicionit, BDI nuk pamë propozim të pranueshëm për asnjë grua për pozitën e ministrit dhe të zëvendësministrit. Partitë politike gjatë propozimeve për përbërjen e re qeveritare dhe gjatë emërimit dhe zgjedhjes së funksionarëve duhet të respektojnë dispozitat e Ligjit për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve dhe Strategjinë për barazi gjinore (2013 – 2020)”, thonë nga Reaktor.

Barazia gjinore a do të paraqiste përfshirje të gruas në pozita të larta shtetërore apo edhe udhëheqje më cilësore? Si nga “Reaktor” edhe nga Këshilli nacional për barazi gjinore vlerësojnë se ajo do të nënkuptonte sukses më i madh i institucioneve në zbatimin e reformave. Si shembull marrin Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Punës dhe Politikës Sociale.

Krahas 12 ministrive, në përbërjen qeveritare meshkujt do të bartin funksionin edhe të tre zëvendëskryeministrave. Meqë qeveria ende nuk është votuar në Kuvend, Todorovska vlerësoi se partitë politike kanë ende kohë ta korrigjojnë gabimin.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!