Sunday, September 14, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniOsmani: Sot në mëngjes isha në Trubarevë para së gjithash si mjek,...

Osmani: Sot në mëngjes isha në Trubarevë para së gjithash si mjek, institucionet dje dështuan

Osmani: Sot në mëngjes isha në Trubarevë para së gjithash si mjek, institucionet dje dështuan

“Nuk isha atje si kandidat, por si njeri që gjithë jetën ia ka kushtuar shëndetit. Ajo që ndodhi dje nuk është vetëm një katastrofë ekologjike, por një alarm i vërtetë shëndetësor. Në ajër kishte tym nga djegia e kabllove, baterive, plastikës, dhe e gjithë kjo shkon drejtpërdrejt në mushkëritë e fëmijëve, të moshuarve dhe të sëmurëve kronikë”, tha Osmani, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për fatkeqësinë në Trubarevë.

“Nuk dua ta shfrytëzoj këtë tragjedi për përfitime politike. Por duhet të flasim qartë: ky është moment kur qytetarët duhet të mbrohen, ndërsa institucionet duhet të reagojnë. U bëra apel të gjithë qytetarëve, jo vetëm nga Trubareva, por edhe nga Çairi dhe Shkupi, të dalin sa më pak, të mbajnë dritaret e mbyllura dhe grupet e ndjeshme të përdorin maska mbrojtëse”, theksoi Osmani.

Ai shtoi se kjo nuk është çështje partiake dhe, nëse institucionet nuk veprojnë, atëherë qytetarët kanë detyrimin të vetëorganizohen dhe të mbrohen.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments