Sunday, September 14, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniOsmani: SHBA qëndron pas çdo suksesi të shtetit tonë, Qeveria duhet të...

Osmani: SHBA qëndron pas çdo suksesi të shtetit tonë, Qeveria duhet të sqarojë për votimin në OKB

Osmani: SHBA qëndron pas çdo suksesi të shtetit tonë, Qeveria duhet të sqarojë për votimin në OKB

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, dërgoi një mesazh të fortë për opinionin publik në lidhje me sfidat thelbësore të politikës së jashtme me të cilat përballet vendi.

„Pas çdo suksesi të shtetit tonë, por edhe të vendeve në rajon, qëndron vula e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe jam krenar që si ministër i parë në rajon e kam nënshkruar dialogun strategjik me Uashingtonin. Ai nuk ishte vetëm një dokument, por një proces që i nxiti edhe shtetet tjera në rajon ta ndjekin të njëjtin koncept“, deklaroi Osmani.

Ai e theksoi seriozitetin e mesazhit që vjen nga Uashingtoni: „Pezullimi i dialogut strategjik është një test serioz për elitën politike në Kosovë, por edhe një sinjal i fuqishëm për tërë rajonin. Nuk ka alternativë për partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.“

Osmani kritikoi ashpër ndryshimin e kursit të politikës së jashtme në lidhje me votimin në Kombet e Bashkuara: „Ne e kemi vendosur politikën e dy shteteve si qëndrim zyrtar të Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ky ishte qëndrim që përputhej me Bashkimin Evropian. Tani shohim dalje kundër BE-së dhe kundër politikës sonë zyrtare. Qeveria duhet të përgjigjet pse është ndryshuar kursi pas disa vitesh, kur ishte qartë e përcaktuar se ky është interes evropian dhe shtetëror.“

Ai kërkoi transparencë dhe llogaridhënie nga institucionet: „Qeveria, e veçanërisht partia shqiptare në të, duhet të sqarojë se kur dhe ku është marrë ky vendim. Kush e ka thirrur seancën dhe kush e ka mbështetur këtë kthesë, me të cilën votohet kundër politikës së dy shteteve në Lindjen e Mesme. Populli meriton përgjigje.“

Me këto mesazhe, Osmani e ashpërsoi debatin dhe dërgoi sinjal të qartë se Maqedonia e Veriut nuk guxon të lejojë devijim nga orientimi evropian dhe nga partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments