Monday, September 1, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniOsmani me video-demant ndaj VLEN: Kurrë nuk do të keqpërdorja askënd, ndalini...

Osmani me video-demant ndaj VLEN: Kurrë nuk do të keqpërdorja askënd, ndalini shpifjet

Osmani me video-demant ndaj VLEN: Kurrë nuk do të keqpërdorja askënd, ndalini shpifjet

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, publikoi një video në rrjetet sociale si reagim ndaj akuzave të VLEN se kinse ai kishte keqpërdorur një grua për propagandë politike. Ngjarja lidhet me një fotografi që Osmani e kishte shpërndarë dy ditë më parë pas vizitës në një familje, në kuadër të fushatës “derë më derë”, ku ai ishte fotografuar me një grua të moshuar – nënë e një funksionari të VLEN-it.

Pasi fotografia u publikua, nga VLEN reaguan duke thënë se gruaja ishte “keqpërdorur” në kontekst politik dhe se ajo nuk kishte ditur për çfarë do të përdorej fotografia. Osmani, në postimin e tij, publikoi një video në të cilën, siç thotë ai, tregon qëllimin e sinqertë të gruas për të bërë një foto dhe se gjithçka ishte bërë me pëlqimin dhe kërkesën e saj.

“Asnjëherë nuk kam abuzuar, dhe as që do ta bëja një gjë të tillë ndaj askujt, e aq më pak ndaj kësaj zonje të mrekullueshme e cila më është afruar sinqerisht dhe që në sytë e mi meriton gjithë respektin. Ja ku është videoja që e dëshmon këtë, dhe që tregon qëllimin e saj të sinqertë për të bërë një foto, gjë që në atë moment për mua sigurisht ishte kënaqësi”, shkruan Osmani, ndërsa i ka përcjellë mesazhe VLEN-it.

“Dua t’u përcjell një mesazh VLEN-it: ne nuk jemi armiq, dhe nëse ndonjë prind apo i afërm i ndonjë politikani, madje edhe ndonjë aktivist i VLEN-it dëshiron të bëjë një foto me personalitete të jetës publike, kjo është normale, dhe duhet të sillemi ndaj saj si një reagim normal i njerëzve. Unë e pranoj që e kundërta të ndodhë, dhe kjo është po ashtu normale. Ajo që nuk është normale, është të gënjeni dhe manipuloni ashtu siç bën VLEN; të më akuzoni dhe shpifni se po abuzoj me dikë, duke krijuar parehati pikërisht tek njerëzit, të cilëve u drejtohemi. Kjo nuk është e drejtë, kjo është nënçmim ndaj qytetarëve, ndaj votuesve, dhe prandaj kjo duhet të ndalet menjëherë”, shkruan Osmani.

Në videon që ai publikoi, shihet qartë se gruaja e fton Osmanin të fotografohen bashkë, gjë që u shpërnda nga shumë përdorues të rrjeteve sociale si dëshmi për autenticitetin e situatës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments