Zëvendëskryeministri Bujar Osmani sot deklaroi se për të gjithë politikanët, partitë politike dhe mediat të cilat dje e kanë involvuar BDI-në në, siç tha, “lajmin e rremë” për keqpërdorim të parave të të siguruarve në fondin e dytë pensional, nëse nuk kërkojnë falje gjatë 24 orëve të ardhshme, partia do të fillojë procedurë ligjore që ta dëshmojë të vërtetën.
Absolutisht nuk bëhet fjalë për asnjë lloj keqpërdorimi të asnjë denari. Për këtë arsye u kërkua nga ministrja Carovska dhe nga Fondi sot të dalin dhe t’u sqarojnë qytetarëve. Ky është absolutisht ‘fejk njuz’. Për shkak dëmit që i është bërë BDI-së paralajmërojë se për të gjithë politikanët, partitë politike dhe mediat të cilat dje e involvuan BDI-në në këtë lajm të rremë, nëse nuk kërkojnë falje gjatë 24 orëve të ardhshme do të duhet të fillojmë procedurë ligjore që ta dëshmojmë të vërtetën”, tha Osmani në konferencën e sotme për media të Qeverisë.
Ai shtoi se dje ministrja Mila Carovska informoi për një ngjarje jo të mirë, e cila e hapi mundësinë për spekulime spektakolare lidhur me atë se çka ka ndodhur në Fondin e SPIM për dyshimin për keqpërdorime të mundshme.
“Pasi dje e verifikuam edhe me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale edhe me Fondin se nuk bëhet fjalë për keqpërdorim të asnjë denari prej mjeteve të pensionistëve dhe Fondit, por se për arsye të pengesave administrative dhe një pjesë për shkak buxhetit të pamjaftueshëm dhe për arsye të vendimit të atëhershëm të qeverisë të ulen kontributet, mjetet nuk janë transferuar në Shtyllën e dytë pensionale”, tha Osmani.
Zëvendëskryeministrja Radmilla Shekerinska, megjithatë për këtë rast thotë se keqpërdorim është bërë, por kjo, siç tha, nuk do të thotë se paratë kanë përfunduar në xhepa privat të funksionarëve.
“Ky keqpërdorim duhet të hetohet sepse ky ishte model i qeverisë së atëhershme, praktikisht të merr para prej njerëzve të cilët një pjesë të mjeteve i kanë investuar në fondin e dytë pensional, megjithatë për shkak zbrazëtirave që i krijojnë në fondin pensional shtetëror, praktikisht i mbulon dhe i plotëson me para që duhej të shkonin në fondet private”, tha Shekerinska.
Ajo shtoi se kjo Qeveri duhet të kthejë borxhe të vjetra dhe të plotësojë zbrazëtira të vjetra.