Kandidati i AKI-së, për komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka deklaruar sot se garanton se në mars ose në prill do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, raporton SHENJA.

Bujar Osmani, i pyetur për deklaratën e kryeministrit Mickoski se mund të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, tha se shpreson që kryeministri ta ketë kuptuar realitetin dhe dëmin të cilin po ja bën shtetit me veprimet e tij.
“Mereni fjalën time, ju them nga gjitha argumentet, marrëveshjet, bisedimet që i kemi në skenën politik se menjëherë pas zgjedhjeve lokale kemi zgjedhje parlamentare në të cilën do të kemi një qeveri të re e cila do të hap rrugën drejt BE-së, do të nis reformat dhe do ruan raportet ndëretnike në RMV”, ka deklaruar Osmani.
