Wednesday, April 23, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiOsman Murtezai zgjidhet kryetari i ri Livadhisë

Osman Murtezai zgjidhet kryetari i ri Livadhisë

Rrokadë në Bashkësinë Lokale në Livadhi dr.Osman Murtezai zgjidhet Kryetar

Pas disa takimeve të njëpasnjëshme të mbajtura me qytetarët e Livadhisë,në bazë të Statutit dhe Rregullores për punë të Bashkësive Lokale në Komunën e Strugës, qytetarët e Livadhisë njëzëri e zgjodhën,dr. Osman Murtezain specialist internist në Spitalin e Nefrologjisë në Strugës, për Kryetar të Bashkësisë Lokale në f.Livadhi,në vend të prof.dr.Nuhi Sela i cili një kohë të gjatë e udhtronte detyrën e Kryetarit të Bashkësisë Lokale në Livadhi si Ushtrues Detyre, i cili për shkak të angazhimeve profesionale në profesion, si brënda dhe jashtë shtetit u tërhoq nga vazhdimi i detyrës, njohtojnë nga Njësia për Bashkëpunim me Bashkësitë Lokale dhe Mbrojtje dhe Shpëtim.
Detyrën e Kryetarit të Bashkësisë Lokale në Livadhi, dr.Osman Murtezai do ta ushtrojë për një periudhë katër (4) vjeçare që parashihet në bazë të Statutit dhe Rregullores mbi Bashkësitë Lokale në Komunën e Strugës informojnë nga Njësia për Bashkëpunim me Bashkësitë Lokale dhe Mbrojtje dhe Shpëtim pranë Komunës së Strugës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments