Orhan Ibraimi: Viti 2025 është viti kur Ali Ahmeti duhet të pensionohet
Orhan Ibraimi nga Lëvizja Arbëria, e cila tanimë ka lidhur bashkëpunim me koalicionin VLEN, tha se kur nuk është pajtuar me politikat e BDI-së dhe Ali Ahmetit.
“Në këto rrethana vetëm me një gjë pajtohem me ta. E përdorin sloganin referendum, vërtetë është referendum, por viti 2025 duhet të jetë viti kur Aliu duhet të pensionohet”, tha Ibraimi gjatë fjalës së tij në hapjen e Shtabit të VLEN-it në Bogovinë.
Ai drejtoi apel që të bashkëbisedohet me çdo fqinjë dhe me çdo shqiptarë.
“Sidomos ju të rinjtë, sepse këta janë rrënuesit kryesor të ardhmërisë së juaj, sepse këta i kanë përzënë 300 mijë të rinj”, tha Ibraimi.