Në rast se nuk ndodh kjo është normale që votuesit shqiptar të bëjnë ndëshkimin ndaj BDI-së me votë, të cilët do ta vlerësojnë sipas gjykimeve të tyre. Është koha që BDI dhe krerët e saj seriozisht të mendojnë për këtë çështje pasi që vlerësojmë se janë në një krizë morale-politike dhe kuptohet se duhet të mbajnë përgjegjësi- tha Flakron Bexheti, Aleanca për Shqiptarët.
Nga BDI-ja sot nuk kanë komentuar akuzat ndërsa ditë më parë thanë se me publikimin e bisedave të përgjuara të funksionarëve të lartë të partisë në rrjetet sociale duhet të merren institucionet kompetente. Zëdhënësi i partisë Bujar Osmani kishte deklaruar se bisedat janë private dhe institucionet duhet të garantojnë privatësinë e çdo qytetari përfshirë edhe të funksionarëve të partisë. Shoqërim Ameti, i njohur me pseudonimin “El Cheka” nga java kaluar filloi të publikoj në rrjetin social disa biseda të përgjuara, me ç rast disa herë ia kanë mbyllur profilet. Ai rihap profile të reja duke pretenduar se posedon edhe bomba tjera mjaft të fuqishme që sipas tij do të ndryshonin rrjedhën e disa proceseve të hapura gjyqësore siç është rasti “Monstra” dhe “Lagja Trimave”./ Alsat-M