Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniOpozita shqiptare do ta marrë në maksimum votën shqiptare në Maqedoninë e...

Opozita shqiptare do ta marrë në maksimum votën shqiptare në Maqedoninë e Veriut


Së bashku me zgjedhjet presidenciale, në tri komuna të Maqedonisë së Veriut do të mbahen edhe zgjedhjet lokale, në Dibër, Ohër dhe Novosellë. Në qytetin e Dibrës veç më është vendosur kandidati i opozitës shqiptare, ASH-së dhe BESES që është Arben Agolli, kandidat ky që garoj për kreun e kësaj komune në zgjedhjet e fundi.

Siç mësojmë nga burime Brenda Lëvizjes BESA, kjo parti do të nxjerr kandidatin e saj shqiptar në qytetin e Ohrit, me të vetmin qëllim, siç thonë nga BESA, rikthimin e votës shqiptare në partite shqiptare, duke pa mundësuar që votat shqiptare të kalojnë në partitë Maqedonase. Nga BESA thonë se e kanë gjetur edhe kandidatin për Ohrin, i cili është Xhemal Mena njëherit edhe kryetar i degës së Lëvizjes BESA në Ohër.

Edhe kandidati për president të shtetitm, Blerim Reka, ka paralajmëruar të njëjtën gjë, faktorizimin e votës shqiptare në të gjitha qytetët shqiptare edhe aty ku jeton shqiptari i vetëm, të njëjtën gjë me kandidatin e saj po e bën Lëvizja BESA.

Zgjedhjet presidenciale dhe lokale do të më 21 prill të këtij viti.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments