Friday, July 4, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniOpozita maqedonase rrit presionin ndaj LSDM-së për formimin e qeverisë së re

Opozita maqedonase rrit presionin ndaj LSDM-së për formimin e qeverisë së re

Opozita maqedonase ka rritur presionin ndaj LSDM-së për formimin e qeverisë së re. VMRO-DPMNE-ja po i kërkon LSDM-së që menjëherë të sqarojë nëse e kanë shumicën e nevojshme për formimin e ekzekutivit. Partia e drejtuar nga Hristian Mickoski thekson se njoftimi që do të duhej ta bëjë shpejt LSDM-ja i jep fund spekulimeve për matemikat e krijimit të qeverisë së re

“Tashmë prej 3 ditësh LSDM thotë se ka siguruar shumicë parlamentare. Të dalë të thotë se me kë e ka bërë atë shumicë, kush janë deputetet, në të kundërtën gjithë këtë do ta quajmë manipulim nga LSDM drejtë qytetarëve”, ka deklaruar zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

Ai thotë se Qeveria e dakorduar në takimin e djeshëm mes sekretarit të Përgjithshëm të LSDM-së Ljupco Nikolovskit dhe Artan Grubit nga BDI, ka zgjatur vetëm disa orë, pasi vetë LSDM e ka dematuar një gjë të tillë.

“Ajo Qeveri e dakorduar ka zgjatur disa orë sepse menjëherë pas saj LSDM vetë u demantuan se kanë formuar Qeveri me BDI-në. Do të shfrytëzoja mundësinë, që të bëjë thirrje publikisht dhe ju apeloj edhe juve mediave që të pyesni LSDM-në, tashmë tre ditë thotë se kanë shumicë, pastaj vetë demantohen, të dalin publikisht dhe të tregojnë cilat janë partitë politike me të cilat koalicionojnë, cila është shumica parlamentare e formuar dhe të jenë transparentë ndaj qytetarëve. Momentalisht është bërë partia ‘pishmane’, siç po shohim koalicionet u zgjasin disa orë”, ka deklaruar Arsovski. /SHENJA/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments