Në periudhën nga 1 korriku deri më 31 gusht të këtij viti janë të ndaluara punimet ndërtimore ,hapja e rrugëve, trotuareve dhe shtigjeve në zonën e Komunës së Ohrit,shkruan Struga Ekspres)
Ky ndalim vlen për zonën në rrugën “Turisticka” deri te liqeni në lëvizje nga “Biljanini izvori” deri te lumi Daljan, zona mbi rrugën “Turisticka” në thellësi 50 m dhe lokacionet turistike në shtrirjen nga kanali i Studençishtës deri te kompleksi manastiri “Sht. Nahumi.” Vendimi për ndalimin e punimeve ndërtimore gjatë verës në Ohër është në përputhje me nenin 62 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe nenin 83 të Statutit të Komunës së Ohrit, thonë nga vetëqeverisja lokale e Ohrit.(Struga Ekspres)