Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniOhri kërkon zgjidhje për problemet e saja me mbeturinat (VIDEO)

Ohri kërkon zgjidhje për problemet e saja me mbeturinat (VIDEO)

Ndërtimi i deponive rajonale në Maqedoni po vendnumëron. Derisa presin ndërtimin e tyre, komunat po mbyten në plehra, dhe sasi të mëdha mbeturinash hidhen në deponitë ilegale lokale çdo ditë. Në pritje të zgjidhje së problemit qyteti i Ohrit është në kërkim të një zgjidhje të përkohshme, blen alga që ul nivelin e mbeturinave, duke i ngrënë mbeturinat organike.

Ato gjithashtu i djegin lëndët organike dhe e shkatërrojnë metanin. Duke përdorur këtë algë, do të zhduket vetëm tymi në deponi, dhe niveli i mbeturinave në deponi do të ulet me 20-30%. Bëhet fjalë për algat detare Brau, që përdoret si në kozmetikë ashtu edhe në bujqësi. Kjo algë përzihet me ujë dhe spërkatet një pjesë e deponisë, sipas sasive të parapara në këtë moment – tha Ljupço Gërdanoski, Drejtor i Higjienës Komunale të Ohrit.

Aktualisht, qyteti i Ohrit i transporton mbeturinat në deponinë “Bukovë”, që ndodhet midis Resnjës dhe Ohrit. Sidoqoftë, Gërdanoski thotë se e vetmja zgjidhje është ndërtimi i një deponie rajonale.

Informacioni i fundit është se është përzgjedhur rajoni i Pellagonisë, atje do të ndërtohet një deponi rajonale. Por, nuk e kam idenë se kur dhe sa kohë do të zgjaste kjo procedurë. Sigurisht që nuk do të jetë më shpejtë se një vit – u shpreh Ljupço Gërdanoski, Drejtor i Higjienës Komunale të Ohrit.

Nga Ministria e Mjedisit thonë se deri në fund të shkurtit, duhet të jetë gati studimi përfundimtar për ndërtimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave të ngurta për katër rajone në vend. Njëri nga propozimet, në raportin e parë të paraqitur nga konsulentët, është bashkimi i dy rajoneve, pra ai jug-perëndimor me atë të Pellagonisë dhe ai juglindor me rajonin e Vardarit.

Analizat tregojnë se kjo është zgjidhja ekonomike më e leverdishme, që nënkupton një instalim qendror për deponimin dhe trajtimin e mbeturinave me më shumë stacione ngarkim shkarkimi – njoftojnë nga Ministria e Mjedisit.

Kërkimi i lokacionit të ri vjen pas dështimit të idesë që mbeturinat nga Ohri, Struga, Dibra, Kërçova dhe disa komuna të tjera më të vogla në jug-perëndim të vendit të dërgohen në Debarcë. Përveç kësaj, Ohri dhe Struga, sipas rekomandimeve të UNESCO-s, duhet të mbyllin dy deponitë lokale deri në fund të këtij viti.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!