Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniOhër, hotelierët paralajmërojnë padi ndaj ELEM-it

Ohër, hotelierët paralajmërojnë padi ndaj ELEM-it

Hotelierët nga Ohri do të ngrenë padi kundër institucioneve kompetente shtetërore nëse nuk merren urgjentisht masa për rregullimin e nivelit të Liqenit të Ohrit, i cili aktualisht arrin 18 centimetra mbi maksimumin.
Ata thonë se në prag të sezonit turistik, po përballen me probleme dhe rrezikun e përmbytjeve të objekteve që ndodhen në bregun e liqenit.

Jo vetëm të ngremë padi penale. Këtë që po e themi është e njohur për ata që janë përgjegjës me ligj për të menaxhuar Liqenin e Ohrit. Por, ne nuk mund t’i durojmë pasojat e ndonjë mendimi të pamatur dhe fitimprurës të ndonjë kompanie, qoftë shtetërore ose private -tha Dimitar Zarçev, hotelier.

I gjithë bregu ka pësuar një ndryshim të plotë. Kanë ndryshuar shumë plazhet që ishin ndërtime të forta – u shpreh Mihail Mishev, kryetarë i Shoqatës së hotelerisë në Ohër.

Nga ELEM thonë për Alsat M se së shpejti niveli do të fillojë të kthehet në normalitet.

Jemi të vetëdijshëm për situatën me nivelin e liqenit të Ohrit. Ne po ndërmarrim të gjitha masat për të ulur nivelin – njoftojnë nga ELEM.

Nga ELEM vlerësojnë se për një muaj, respektivisht përpara fillimit të sezonit turistik, liqeni do të jetë në nivelin e lejuar. Përndryshe, vlerësimet fillestare të dëmeve nga të dy stuhitë në mars dhe prill janë rreth gjysmë milioni euro.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!