Ohër: Arrestohet një 51-vjeçar për ngacmim të një tê miture në rrjetet sociale
Më 24 gusht 2025, rreth orës 22:00, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Ohër kanë arrestuar një person 51-vjeçar me inicialet T.T. nga Ohri, i cili dyshohet për ngacmim të një të miture përmes rrjeteve sociale.
Sipas informacioneve zyrtare nga SPB Ohër, që nga prilli i këtij viti, i dyshuari në disa raste i ka dërguar një vajze 17-vjeçare nga Ohri mesazhe dhe fotografi me përmbajtje të pahijshme në një aplikacion të rrjeteve sociale, dhe ka kërkuar nga ajo që t’i dërgojë fotografi me përmbajtje eksplicite.
Me urdhër gjyqësor është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë sekuestruar një telefon celular dhe një armë gjahu e llojit “Zastava” me kalibër 12 mm.
Personi është ndaluar në stacionin policor dhe në koordinim me Prokurorinë Publike, ndaj tij do të ngritet kallëzim penal përkatës.
(Struga Ekspres)