OH Hilal ndau ndihma në Strugë

0
27

Karavani i ndihmave humanitare me rastin e Muajit të mëshirës, Ramazanit, ka qëndruar në territorin e Myftinisë së Strugës. Me këtë rast, Kryetari i OH Hilal, Mustafa Dauti, si dhe Myftiu i Myftinisë së Strugës, Salim ef. Sulejmani, ndanë mbi shtatë ton pako me ndihma në artikuj ushqimor e higjienik. Pakot u shpërndanë sipas listës së hartuar paraprakisht nga këshillat e xhamive e në të cilën ishin të përfshirë rastet më të rënda sociale në këtë territor.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

“Ashtu siç kemi theksuar që në fillim të aksionit tonë se, gjatë këtij Muaji të mëshirës do të përpiqemi që të trokasim në çdo derë të familjeve e të personave që nga ana e këshillave të xhamive tona janë regjistruar si raste të rënda sociale, me qëllim që t’ua lehtësojmë dhimbjen e skamjes duke ju dhënë pako me produkte ushqimore e higjienike, të siguruara si donacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfittë Turqisë, si dhe të donatorëve të tjerë, të siguruar falë angazhimit personal të Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepit. Sot, në territorin e Myftinisë së Strugës dhuruam mbi shtatë ton pako ndihma humanitare. Ky aktivitet do të vazhdojë deri në përfundim të Muajit Ramazan”, është shprehur kryetari i OH Hilal, Mustafa Dauti.

Kurse Myftiu i Strugës, Salim ef. Sulejmanio, ka falënderuar Organizatën Humanitare “Hilal” si dhe të gjithë personat që u angazhuan në sigurimin e këtij donacioni humanitar, si dhe aktivistët që regjistruan familje e persona të varfër në territorin e Myftinisë së Sturgës. “Është ndjenjë e veçantë përfshirja nëpër të tilla aksione gjatë të cilëve sheh sy të gëzuar e fytyra paksa më të lumtura për faktin se përjetojnë përkujdesin e myslimanëve të vendit përplot me humanizëm dhe me gatishmëri për ta ndihmuar secilin nevojtar. Kështu na mësojnë mësimet e fesë sonë islame”, tha veç tjerash, Myftiu efendi Sulejmani.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5