Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniOda e hotelierëve: Protokollet e dasmave janë kundërthënëse dhe jologjike

Oda e hotelierëve: Protokollet e dasmave janë kundërthënëse dhe jologjike

Oda e Pavarur Hotelerike ka mbetur e pakënaqur nga protokollet e Qeverisë, për hapjen e restoranteve të dasmave. Ata konsiderojnë se protokollet e reja për organizimin e dasmave janë kundërthënës dhe jologjike. Sipas tyre, me protokollet e reja bëhet kufizim në kryerjen e veprimtarisë hotelerike, gjegjësisht u lejohet të punojnë vetëm disa objekteve hotelerike.

ODA E PAVARUR HOTELERIKE

“E themi qartë dhe publikisht se dasma/festa ka pasur dhe do të ketë në të gjitha objektet hotelerike që janë të regjistruara për kryerjen e veprimtarive hotelerike dhe që punojnë në pajtueshmëri me shifrat për veprimtari 56 – Veprimtari për përgatitjen e ushqimit dhe shërbimit të tij, sipas Ligjit për Veprimtari Hotelerike në Regjistrin Qendror të RMV-së”.

Oda akuzon se nuk kishte përfaqësues të duhur të sektorit të tyre në përgatitjen e protokolleve dhe thekson se ato do të mund t’i zbatojnë vetëm një pjesë e vogël e objekteve hotelierike. Më tej shtojnë se padrejtësi është bërë edhe në industrinë e muzikës. Ata kanë paralajmëruar protestë për ditën e premte, përshkak se siç janë shprehur, se janë të diskriminuar.

Pasi Qeveria hoqi ndalimin e dasmave për një vit të tërë me rekomandimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive, dje publikoi Protokoll të veçantë për organizimin e tyre. Sipas rregullave të reja për dasma, lejohet që festat të mbahen vetëm në pjesën e hapur të restoranteve, ndërsa të ftuarve u lejohet hyrja në pjesën e mbyllur të objektit vetëm gjatë përdorimit të tualetit. Në hyrje do t’u matet temperatura dhe në tavolinë mund të ulen vetëm gjashtë persona. Muzikantët ose arstistët e estradës, të cilët janë të licencuar, lejohen të angazhohen vetëm për dasma dhe duhet të jenë të paktën 5 metra larg tryezës më të afërt të mysafirëve, pa të drejtë lëvizjeje dhe këndimi mes të ftuarve. Është e lejuar luajtja në podium me hapësirë sigurie ​​prej 4 m2 për person, gjatë së cilës është e nevojshme të respektohet distanca e rekomanduar.

Emine Ismaili /SHENJA/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!