Monday, May 12, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNxirret trupi i pajetë i 20 vjeçarit në ujërat e Vardarit

Nxirret trupi i pajetë i 20 vjeçarit në ujërat e Vardarit


Nëpunësit e policisë e kanë gjetur dhe e kanë nxjerrë trupin e pajetë të gostivarasit njëzetvjeçar i cili dje pasdite u zhduk në ujërat e Vardarit në afërsi të fshatit Balindol të Gostivarit.

Sipas informacioneve të SPB – Tetovë, trupi i J.M. është vërejtur në mëngjesin e sotëm rreth orës 10 në lumin midis fshatrave Çegran dhe Forinë.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer prokurori publik dhe sipas njohurive fillestare të trupit nuk ka gjurmë të dhunës, Arsyet për vdekjen do të dihen pasi do të kryhet autopsi.

Kërkimi ka dilluar dje, kur një qytetar ka denoncuar se ka vërejtur trup të një burri të cilin e ka barut uji në afësi të fshatit Turçan i Vogël. Ai ka tentuar ta nxjerrë, por nuk mundur. Në afërsi të fshatit Balondoll e ka humbur nga shikimi, pas çfarë është thirrur policia dhe zjarrfikës të cilët kanë filluar me kërkimin.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments