Nxënësit e shkollave të mesme do të zgjedhin bojkotimin e mësimit ose protestën si formë për të shprehur revoltën e tyre ndaj vendimit të autoriteteve për mësim online. Blendi Hodai, kryetar i Unionit, tha për Alsat se është e dhimbshme që mendimet dhe kërkesat e kategorive më të prekura nga ky vendim, nuk janë marrë parasysh.
“I kemi shterrur të gjitha metodat tjera përveç bojkotit dhe protestës. Të shtunën e kemi mbledhjen gjenerale me 17 qytete dhe 51 përfaqësues të Unionit të Nxënësve në Maqedoninë e Veriut ku do të vendoset në qoftë se do të fillojmë me protestë apo me bojkot. Këto janë dy zgjidhjet e fundit që i kemi në dispozicion si UNSHM në mënyrë që zëri i nxënësve më në fund të dëgjohet jo të merret si jo serioz dhe të mos pyetemi aspak në politikat arsimore- deklaroi Sinkron: Blendi Hodai, Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme.
UNSHM-ja e vlerëson si skandaloz vendimin e Qeverisë për mësimin online duke kujtuar joefikasitetin e tij në muajt e kaluar. Unioni kishte kërkuar që viti shkollor të fillojë më mësim të kombinuar.
“Të shkojmë me mësim të kombinuar, të krijohen protokolle të veçanta dhe të krijohen edhe kushte të veçanta që nxënësit të ndahen në grupe, një javë të shkojë një grup nxënësish në shkollë ndërsa grupi tjetër të ketë mësim online në mënyrë që të mos kemi katastrof brezash për shkak njohurive të cungta. Rezultatet edhe evaluimi i mësimit online ka dal që nuk jemi të përgatitur si shtet për këtë llojë mësimdhënie dhe nuk duhet të bëhet gabimi i njejtë përsëri”- tha Blendi Hodai, Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme.
Në fillim të muajit qershor, UNSHM-ja dorëzoi në Ministrinë e Arsimit një sërë vërejtjesh dhe kritikash për problemet e ndryshme me të cilat u përballen nxënësit gjatë realizimit të mësimit nga distanca. Gjithashtu, nga UNSHM-ja kishin kërkuar krijimin e një platforme të përbashkët, pajisjen e nxënësve nga kategoria sociale me internet dhe pajisje elektronike si dhe investime në institucionet arsimore.
Melihate Rustemi