Pas vendimit të djeshëm të qeverisë për kufizimin e lëvizjes së të rinjve deri në moshën 18 vjeçare nga ora 21:00 deri në mesditën e ditës së ardhshme, respektivisht nga ora 21:00 deri në ora 12:00. Si dhe për kufizimin e lëvizjes së të moshuarve mbi 67 vjeç nga ora 05 e mëngjesit deri në ora 11:00. Institucionet njoftojnë se për mosrespektim e orës policore nga të rinjtë deri në moshën 18 vjeçe do të ketë edhe përgjegjësi për moskujdesje prindërore për prindërit e tyre. Dënimet për prindërit, fëmijët e të cilëve shkelin kufizimet e lëvizjes është nga 200-500 euro.
Sipas të dhënave të fundit nga pandemia e virusit korona në vend, numri i qytetarëve në vetizolim tashmë ka shkuar në 9.814.
Në natën e dytë të orës policore, uniformat blu kanë kontrolluar në 156 pika policore derisa janë shënuar 81 raste të mosrespektimit të ndalimit për qarkullim prej orës 21:00 deri në ora 05:00.