*Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka vazhduar me publikimin e rezultateve.
Aktualisht, në nivel vendi, në Shqipëri janë numëruar mbi 1 mijë e 400 qendra të votimit.
Me votat e numëruara deri më tash, Partia Socialiste e Edi Ramës kryeson bindshëm me 52%.
Kurse, PD-ja e Sali Berishës ka 37%.
3.47% ka koalicioni Shqipëria Bëhet me Adriatik Lapajn, kurse 2.64% ka Agron Shehaj me partinë Mundësia.
Me rezultatet aktuale, nëse trendi vazhdon, del se fitues absolut edhe në këto zgjedhje është Edi Rama. Megjithatë, mbetet të shihen votat nga diaspora, dhe numri i mandateve se si do të ndahen.
Shqipëria ka votuar, dhe qytetarët kanë hedhur votën e tyre duke zgjedhur pushtetin për katër vitet e ardhshme.
Numërimi në anën tjetër, zyrtarisht ka nisur në disa prej komunave, dhe rezultatet e para kanë arritur në faqen e KQZ-së.
Votat kanë qenë nga qarku i Korçës, dhe atje prin Partia Socialiste.
Megjithatë, numri i votave zyrtare të numëruara është krejt i vogël, dhe matësi kryesor është ai i Exit Pollit që e ka bërë Baton Haxhiu (Albanian Post) me Klan Kosovën.
Klan Kosova ka publikuar një Exit Poll të realizuar nga “Albanian Post”, i cili e vendosë të parën më 51.8 për qind Partinë Socialiste.
Mandatet e fituara si ne vijim:
51.8% apo 79 mandate, Partia Socialiste
38% apo 54 mandate, Partia Demokratike
1.80 apo 0 mandate, Shqipëria e Bashkuar
3.60% apo 2 mandate, Partia Mundësia
2.20% apo 3 mandate, PSD
1.20% apo 1 mandat, LB
1.40% apo 1 mandat, KE
Sipas të dhënave zyrtare, rreth 3.7 milionë shtetas kanë pasur të drejtë vote në këto zgjedhje, përfshirë rreth 246 mijë qytetarë të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit. Gjithashtu, rreth 115 mijë persona do të votojnë për herë të parë.
Zgjedhjet e këtij viti sjellin edhe një ndryshim në mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve, me një sistem të kombinuar listash të hapura dhe të mbyllura. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në shkallë vendi ka qenë 42%.
Ndërkohë, mediat në Shqipëri kanë raportuar raste të parregullsive në disa qendra votimi. Në Tiranë dhe Elbasan, dy gra janë arrestuar pasi kanë fotografuar fletën e votimit, veprim që përbën shkelje të ligjit zgjedhor.