Vatra e tërmeteve në detin Adriatik te Gjiri i Lalëzit vazhdon të jetjetë e aktive.
Vetem gjatë natës sipas IGJEUM janë regjistruar së paku 6 goditje të reja tërmeti. Lëkundja e fundit e regjistruar është ajo e orës 05:21 të mëngjesit me epiqendër në Gjirin e Lalzit, në Durrës.
Për fat lëkundjet nuk kanë qenë shumë të forta, kështu që nuk janë ndjerë, apo shoqëruar me panik nga banorët.
Një tjetër epiqendër në të cilën janë përsëritur shumë herë goditjet është edhe Fushë Kruja.