Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeOpinionNuk ka përparim te ai popull i cili edhe kur varfërohet i...

Nuk ka përparim te ai popull i cili edhe kur varfërohet i mbronë ato që e kanë varfëruar, duke thënë “edhe kjo do të kalojë”


Çdo gjë që përjeton sot populli është rezulat i të vepruarit dhe të menduarit të tij.Të gjithë jemi viktima e viktimave. Populli është viktima e politikave dhe partive, kurse partitë janë viktima e liderëve të tyre.Kur populli e humb besimin te politika dhe te udhëhqësit, ai e humb besimin edhe në vetëveten, nuk mud të krijoj gëzim,sukses, dashuri dhe shëndet.Pavetëdije e humb ndjenjën për të bukurën dhe të mirën.Pavetëdije bëhet apatike dhe inerte ndaj çdo progresi dhe ndryshimi.Nuk ka progres te një popull i cili ka lejuar që të verbërit tia tregojnë rrugën e vërtetë, nuk ka progres kur xhelozohen të aftit,kurse shpërblehen të paaftit, kur hipokritëve u besohet,kurse te të sinqertit dyshohet.Nuk ka progres kur një popull për ato që ka votuar më vonë fillon ti urejë.Nuk ka progres kur një popull nuk e ndëron karakterin edhe për gjërat e mira dhe të vlefshme,kur atyre që deri dje u duartrokiste sot fillon tu fishkëllojë.Nuk ka progres kur një popull nuk mëson prej gabimeve dhe vazhdimisht bën gabime të reja,kur vyrtytet i shkelë kurse magnësitë i shpërblen.Nuk ka progres te populli i cili edhe kur varfërohet i mbronë ato që e kanë varfëruar, duke thën “edhe kjo do të kalojë”, por haron se kalon edhe jeta, edhe lumturia, edhe gëzimi,edhe buzëqeshja, pra çfarë shprese dhe ngushllimi është kur çdo gjë kalon?Ska progres kur një popull është ndarë në shumë pjesë dhe pjesët nuk kuptohen midis veti!
Muhamet Borova
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments