Me ftesë të presidentit Stevo Pendarovski, sonte në Vila Vodno, u mbajtë takimi i liderëve të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski. Takimi zgjati afro tre orë, por nuk u arrit marrëveshje për datën e zgjedhjeve të parakohshme.
Liderët e dy partive politike, menjëherë pas takimit u prononcuan për mediat, por nuk shpalos asgjë më tepër përveç asaj se nuk është arrit marrëveshje dhe se bisedimet pritet të vazhdojnë ditëve në vijim.