Nuk ekziston dyshimi më i vogël se Bilall Kasami do të jetë fitues absolut i këtyre zgjedhjeve në Tetovë. Vetëm shihni entuziazmin e njerëzve, shihni masovitetin në takimet me Bilall Kasamin, shihni fytyrat e tetovarëve, të cilëve më në fund u është ngjallur shpresa se Tetova vërtet do të ndryshoj. Shihni tubimet e tyre sa të zymta janë, me njerëz që detyrohen, paguhen, kërcënohen dhe shantazhohen për të marr pjesë. Qytetarët me përkrahjen e tyre në tubime, takime dhe e përcaktuan favorit kryesor Bilall Kasamin, ndërsa oponentët tanë në mungesë të përkrahjes I hapën “dyqanet e sondazheve pa adresë e pa pronar” për të mashtruar qytetarin e Tetovës. Agresiviteti “jeshil”, “pastër” apo “ma të zotët” ndaj Bilall Kasamit tregon qartë se kush i prin kësaj gare. Mund ta gënjejnë veten, por jo tetovarët.
Ku është dallimi mes të tjerëve dhe Bilall Kasamit ?
Ata i thirrin qytetarët, ju bëjnë presion se do i dënojnë, do tua mbyllin dyqanet – bizneset, u ofrojnë para, u ofrojnë punësime, apo i shantazhojnë në forma të ndryshme.
Ndërkaq, Bilall Kasamin dhe ekipin e tij të Lëvizjes BESA vetë qytetarët i thirrin, japin ide, japin kontribut, qajnë halle, kërkojnë ndihmë, kërkojnë zgjidhje…, kërkojnë shpresë.
Mos dyshoni Bilalli do të jetë kryetar I Komunës së Tetovës, Bilalli do të jetë ai që do ta ndryshon Tetovën. Ata mund të mos duan, por tetovarët e duan.Adnan Azizi