Qendra Rajonale për Punë Kufitare Perëndim Ohër nga fillimi i ketij viti deri më sot zbatoi një sërë masash dhe aktivitetesh që synojnë zbulimin dhe parandalimin e krimit ndërkufitar në ujë, Peshkim të Paligjshëm, si dhe zbulim të kundërvajtjeve të Ligjit për
Peshkimi të Paligjshëm dhe Akuakulturë, Ligjit për Lundrimin të Brendshëm etj.
Si rezultat i 17 shërbimeve të patrullimeve (të pavarura si dhe në bashëpunim me Inspektoratin Shtetëror për Bujqësi), u zbuluan 4 kundervajtje sipas Ligjit për
Lundrim të Brendshëm, u gjetën 34 rrjete të ndryshme peshkimi me gjatësi totale prej 1800 metra, 150 copë peshqi me peshë totale prej 13 kg (troftë e Ohrit, belushka, dhe lloje të tjera të peshkut , etj.
Pas zbardhjes se plotë të rasteve dhe dokumentimit të të njëjtave do të ngrihen padite e duhura.
Mjetet për peshkim janë konfiskuar dhe janë quar në Stacionin e Policisë për Mbikqyrjen e Kufirit – “Liqeni i Ohrit” për procedurë të mëtutjeshme kurse peshqit jane dorezuar Shtëpisë Ndëshkuese Përmirësuese “Burgu” Ohër.
Sektori për Punë të Brendëshme Ohër.
Zëdhënëse e SPB Ohër Merlina Islami