Njësia për Bashkëpunim me Bashkësitë Lokale dhe Mbrojtje dhe Shpëtim
Në teritorin e komunës së Strugës, janë të regjistruara 54 njësi organizative si bashkësi vendore,prej të cilave ;
4-bashkësi urbane në qytet(rajone) dhe
50- bashkësi lokale në fshatra
Qytetarët nëpërmjet formave të qeverisjes vendore ;
– zgjedhin këshillin e bashkësisë lokale dhe organet e qeverisjes lokale
– mban lidhshmëri të vazhdueshme me këshillat e bashkësive lokale për zgjidhjen e problemeve komunale të tyre dhe mbrojtjen në kohë të popullatës dhe të mirave materiale nga fatkeqësitë natyrore,
– caktohen dhe realizohen takime me qytetarët nëpërmjet qendrës njësisë për BL,
– u jepen shërbime qytetarëve dhe realizon orientime mbi mënyrën për realizimin e të drejtave të tyre etj.
Bashkësitë Urbane në qytetin e strugës janë të konstituara të gjitha 4 (katër) egzistuese, ndërsa Bashkësitë Lokale janë Konstituar në 90 % të tyre, përveç se në disa prej tyre në të cilat janë mbajtur disa takime të njëpasnjëshme ku si rezultat i pjesëmarrjes së ulët të banorëve lokale në ato tubime lokale publike janë anuluar dhe nuk është aaritur të zgjidhet Këshill dhe Kryetae i Bashkësisë Lokale
Raste të tilla të thirrjes publike për mbajtjen e tubimeve për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkësisë Lokalenë konkretisht në fshatin Livadhi është caktuar 3 (tri) herë,një herë më datë 22/12/2018, pastaj më datë 29/12/2018dhe dy herë të tjera në vitin 2019 më saktë më datë 13/01/2019 dhe 25/04/2019(të arkivuara në arkiv), ku prezen si mbikqyrës i procesit ka qenë Këshilltari komunal nga Vendbanimi më i afërt por edhe nënpunës lokal nga administrata komunale nuk është bërë zgjedhja e Këshillit dhe Kryetarit të Bashkësisë Lokale sipas Statutit.
Ndërsa si rrjedhojë e Statutit të Komunës gjegjësisht Rregullores mbi funksionimin e Bashkësive Lokale është vepruar në bazë të nenit 21 dhe 44 theksohet ;
Për punën e Tubimit mbahet procesverbal.
2) Tubimi në bashkësitë vendore në të cilat nuk formohet Këshill
Neni 21
Në takimin e parë, Tubimi në bashkësinë vendore në të cilën nuk formohet Këshill zgjedh kryetar të Tubimit me mandat prej 4 viteve.
Nëse tubimi qytetarë 3 (tre) herë njëpasnjë nuk ka sukses të zgjedhë kryetar dhe këshill të bashkësisë lokale, komuna me propozim të njësisë përkatëse autorizon kryetar të përkohshëm të bashkësisë lokale nga vendbanimi përkatës.
Kohëzgjatja e kryetarit të autorizuar nga komuna do të zgjasë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të bashkësisë lokale.
Neni 44
Në rast të mbarimit të mandatit 4-vjeçar, ndërprerjes ose shkarkimit të anëtarit të Këshillit ose kryetarit, mbahen zgjedhje plotësuese.
Deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja Komuna autorizon kryetar të përkohshëm deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja për anëtarë të këshillit të BL-së.
Raste të të tilla të mos zgjedhjes së Kryetarit të Bashkësisë Lokale është edhe në f.Frengovë,f.Zhepin.
Njësia për Bashkëpunim me Bashkësitë Lokale dhe Mbrojtje dhe Shpëtim