Bashkësia Lokale e fshatit Frëngovë e cila kujdeset u bën apel banorëvë që mos të keqpërdorin ujin e pijshëm,duke mos ujitur bahçet, fushat,apo duke larë rrugët e asfaltuara, shkruan Struga Ekspres.
“U bëjmë apel të gjithë banorëve të fshatit Frëngovë, që ujin e pijshëm ta përdorin në mënyrën më të mirë dhe mos të abuzojnë me ujin.
Ju lutemi që mos ta keqpërdorni ujin e pijshëm, mos e shfrytëzoni ujin e pijshëm për të ujitur bahçet e shtëpive dhe jashtë saj,fushat apo larjen e rrugëve të asfaltuara.
Nëse e shfrytëzoni në mënyrë të drejtê ujin, nuk do të keni kurrë ndërprerje të ujit të pijshëm ashtu si nuk keni patur ndërprerje prej kohës që menaxhojmë ne me ujin.
Ne nga BL-Frëngovë do të shkojmë tek ata banorë që keqpêrdorin ujin dhe do të marrim masa.
Keqpërdorimi i vazhdueshëm i ujit nga banorët rrezikon që të ketë mungesën e ujit” shprehen për Struga Ekspres nga Bashkësia Lokale e Frëngovës.
(Struga Ekspres)