Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiNjihuni me superushqimet që ju mbrojnë nga rreziku i kancerit

Njihuni me superushqimet që ju mbrojnë nga rreziku i kancerit

Janë disa ushqime që janë të dobishme për organizmin dhe ndikojnë në mënyra të ndryshme mbi të.
Por, pavarësisht ndryshimeve, të gjithë kanë diçka të përbashkët: ndihmojnë për të zvogëluar rrezikun e kancerit.

Më poshtë po shohim cilat janë këto ushqime dhe si ndikojnë ato.

Lakër Brukseli, lakër me gjethe jeshile apo lulelakra…

Kjo klasë e perimeve është lidhur vazhdimisht me një rrezik më të ulët të kancerit të zorrës së trashë. Ndërsa këto perime treten në organizëm, formohen komponimet e quajtura isothiocianate, të cilat mund të punojnë kundër kancerit në disa mënyra: duke ndihmuar që qelizat e kancerit të vetëshkatërrohen dhe duke e bërë më të lehtë për trupin tonë të procesojë dhe të heqë qafe shpejt karcinogjenet.

Kafe ekspres, makiato etj.

Gjëja e përbashkët që kanë gjithë këta produkte është kafeja. Shumica prej nesh kanë nevojë për kafe që të zgjohen tamam në mëngjes. Diçka e tillë mund të kontribuojë në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të trurit, të gojës dhe të fytit, ndoshta për shkak të kombinimit në kafe të antioksidantëve dhe polifenoleve.

Konsumimi i 5 ose i më shumë filxhanëve kafe ose çaji përditë, lidhet me një rrezik më të ulët të zhvillimit të gliomas ose të tumoreve të trurit, sipas një analize të Cancer Epidemiology, Biomarkers & Prevention. Ndërkohë, konsumimi i kafesë me kafeinë, por jo i çajit, lidhet me rrezik më të ulët të kancerit në gojë dhe në fyt sipas një studimi në American Journal of Epidemiology. Risku për kancer të këtij lloji ishte 49 për qind më i ulët për njerëzit që pinin 4 ose më shumë gota kafe në ditë në krahasim me ata që nuk pinin kafe ose që pinin herë pas here.
Kos, gjizë ose qumësht

Gjëja kryesore që kanë të përbashkët këta produkte ushqimorë është kalciumi. Femrat që në total marrin më shumë kalcium kanë një rrezik 30 për qind më të ulët të zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë, sipas një hulumtimi në rreth 200.000 gra në Archives of Internal Medicine. Rreziku nga kanceri i kolonës ishte rreth 28 për qind më i ulët në mesin e grave që merrnin 800 deri në 1 000 mg kalcium në ditë, në krahasim me ato që merrnin 400 deri 500 mg në ditë. Ekspertët nuk janë saktësisht të sigurt se si kalciumi mund të ndikojë kundër kancerit, por një mundësi është se ai ndihmon për të parandaluar ndarjen e qelizave jashtë kontrollit. Ndërsa për burrat ekziston shqetësimi se një konsumim i lartë i kalciumit rrit rrezikun e kancerit të prostatës.
Gatimet klasike italiane ose të Mesdheut

Gjëja kryesore që kanë të përbashkët gatimet mesdhetare dhe që ndikon në zvogëlim të rrezikut nga kanceri është hudhra. Hulumtimet e lidhin konsumimin e madh të hudhrës, por dhe perimeve të tjera të së njëjtës familje (si qepa), me një rrezik më të ulët për t’u prekur nga kanceri i stomakut dhe i zorrës së trashë, me një rrezik më të ulet të kancerit të zorrëve, të kancerit pankreatik dhe madje edhe të kancerit të kokës apo në qafë.

Djathë i pjekur në skarë me salcë domateje, vezë të skuqura me domate të gatuara etj.

Gjëja që kanë të përbashkët ushqime të tillë është domatja.Duket se ka një marrëdhënie të anasjelltë ndërmjet sasisë së domateve dhe produkteve që përmbajnë domate (si salcë dhe makaronat) që ju hani me rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërive dhe të stomakut, si dhe mundësisht atij të pankreasit, të zorrës së trashë dhe të rektumit, të ezofagut, të gojës, të gjoksit dhe të mitrës, sipas një hulumtimi nga Journal of the National Cancer Institute. ]
Likopeni është antioksidanti që luan më tepër rol në këtë drejtim dhe është ndoshta kompleksi më i rëndësishëm në domate, por nuk është i vetmi i dobishëm. / Shije

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!