Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNjihuni me nënkryetaren e re të BDI-së, Arbana Pashollin

Njihuni me nënkryetaren e re të BDI-së, Arbana Pashollin

E lindur më 19 prill të vitit 1981, nga një familje intelektualësh dhe me vlera në qytetin e Dibrës. Nënë e dy djemve dhe bashkëshorte e vyer. Ciklin fillor dhe të mesëm e realizoi në Dibër- dhe e përfundoi si e diplomuar nga ENP High School, Eldora, Iowa- SHBA. E diplomuar në Psikologji, në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së sot në Tetovë, ajo është zgjedhur nënkryetare e partisë, e vetmja në historinë e kësaj partie nga qyteti i Dibrës.

Ka mbaruar studimet Master në Arsim dhe Mësim të Avansuar-Master of Education in Advanced Teaching – MEd, University of the People.

Psikologe në gjimnazin e përgjithshëm “28 Nëntori” – Dibër, me përvojë dhe histori të demonstruar në sferën e arsimit. E aftësuar në menaxhment, planifikim strategjik, punë ekipore dhe vendimmarrje. Aktive në programe dhe projekte të ndryshme të OJQ-ve në përkrahje dhe promovimin e edukimit etik, interkulturor dhe paqësor, integrimit ndëretnik, celebrim të diversitetit, participimit demokratik të të rinjve si dhe fuqizimin e zërit të të rinjve.

Mentore në The New York Academy of Sciences dhe The Fortnightly Scientist. Për momentin vijon trajnimin në 2020 Academy Ambassador NYAS, Ethics Education – Arigatou International – Geneva dhe EU Schoolnet Lidership për ndryshim – Shared Lidership. Gjithashtu e angazhuar si mentore edhe në projektet PushFar dhe Empower the Youth.

Aftësi të shkëlqyera në komunikim, të menduarit kritik, aftësi kolaborative, menaxhim i kohës, lidership ekipor, fasilitim, vendim marrje, të folurit publik, të mësuarit online. Arbana përveç gjuhës shqipe, komunikon rrjedhshëm edhe në gjuhën angleze dhe maqedonase.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!