NJË VIT BASHKË
NJË VIT PLATFORMË
JEMI NJË!
“Platformë është tërësi parimesh, pikëpamjesh e kërkesash,krijim i një ideologjie në bazë të të cilave vepron një grup i organizuar njerëzish dhe individësh.”
Duke u bazuar nga termi PLATFORMË,bashkarisht u bindëm që në Maqedoninë e Veriut rinisë shqiptare i mungonte përpilimi i një ideje dhe qëllimi për ngritjen e vetëdijes kombëtare,fetare,intelektuale,politiko-sociale dhe gjithandej sferave të tjera ku prezent është fryma e diskriminimit dhe padrejtësisë aktive.
18 Tetori i vitit të kaluar ishte dita ku ne vendosëm të qëndrojmë të bashkuar dhe unik për bindjen dhe vizionin e rinisë për të ardhmen e vendit dhe zhvillimin e saj.
Është shumë e vërtetë që vendi ynë haset në kriza të shumta politike,korrupsion dhe padrejtësi gjyqësore,me politka degraduese dhe mospërfillëse ndaj qytetarëve e sidomos rinisë prandaj qëllimi dhe ideja e PRSH-së ka qenë dhe do të mbetet në vazhdimësi emblema e vetme e zërit të rinisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut duke punuar për mbrojtjen e vlerave dhe lirive njërzore në shtyllën e sistemin demokratik dhe social.
Rinia shqiptare momentalisht gjendet në periudhën më të rëndë të historisë së vendit,kaosi dhe ekzodi masiv ka përlarë rrugët tona.Andaj zgjidhje tjetër të mundëshme nuk ka veçse,
TË BASHKOHEMI!
Platforma Rinore Shqiptare tregoi saktësi,seriozitet,gadishmëri dhe përpikshmëri e trasparencë në punën e saj kolektive njëvjeçare si organizata më e re rinore në RMV duke zhvilluar disa hapa drejt avancimit të saj drejt projekteve dhe reagimeve të shumta.
Në këtë ditë feste të 1 vjetorit të themelimit falenderojmë të gjithë kuvendarët,antarët,miqt dhe të gjithë dashamirët e shumtë të cilët na mbështesin vazhdimisht.
E sidomos një falenderim apostafat i dedikohet MËRGATËS shqiptare që nuk kursehet KURRË!
FALEMINDERIT!
Platforma Rinore Shqiptare
17 Tetor 2019