Një grua ka raportuar në polici se dikush ka tentuar me forcë ta fusë në veturë të hënën rreth orës 15 e 30 në Prishtinë.
Sipas policisë, ajo ishte shpëtuar nga babai dhe vëllai i saj, por që thuhet se i dyshuari para se të largohej në drejtim të panjohur, ka kërcënuar me pistoletë dy burrat.
“Viktima femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka tentuar me forcë të fusë në veturë. Pasi kanë ardhur babai dhe vëllai i viktimës, i dyshuari me pistoletë i kishte kërcënuar dhe më pas ishte larguar. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.