Një student shqiptar është vrarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mediat amerikane shkruajnë se Merlos Mukaj, 21 vjeç, u qëllua tri herë në gjoks rreth orës 11:30 minuta, tha policia e Filadelfias. Mukaj vdiq disa minuta më vonë pasi përfundoi në spital. I riu ishte regjistruar si student në një kolegj në New Jersey.
Sipas NBC, shqiptar po debatonte ashpër me të dashurën e tij pranë kampusit të universitetit kur u qëllua me armë.
“Kolegji Rowan në bashkësinë e Qarkut Gloucester është i pikëlluar për të mësuar për vdekjen tragjike të një prej ish-studentëve tanë, Merlos Mukaj,” tha presidenti i shkollës, Francis Keating, në një deklaratë.
“Mukaj, i cili ka studiuar shkenca kompjuterike, ka ndjekur kolegjin në vitin 2016”, tha një zëdhënëse.
Të mërkurën vonë, policia akuzoi Joseph Howanski, 24 vjeç, për vrasjen (personi në foto).