Dje rreth orës 16.50, në stacionin e policisë në Ohër, nga Spitali Shën Erazmo, u raportua se P. M. (56) nga Ohri pësoi lëndime të rënda trupore të shkaktuara gjatë ndërtimit të një hoteli në lagjen Lagadin-Ohër,njofton Struga Ekspres.
Sipas policisë 56 vjeçari u rrëzua nga lartësia e objektit të hotelit në ndërtim.
Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, P.M u transferua në Qendrën Klinike – Shkup.
Punonjësit e policisë shkuan në vendin e ngjarjes,gjithashtu edhe prokurori publik u njoftua dhe po punon për pastrimin e çështjes.
(Struga Ekspres)